Nuk ka fitues (0:0) në derbin më të madh turk, mes dy rivalëve të përbetuar e të përjetshëm, Fenerbahce – Galatasaray.
Përballje e luftuar deri në pikën e fundit në stadiumin “Sukru Saracoglu” në Stamboll.
Futbollistët Dzeko Under, Crespo, portieri LIvakoviç etj. me Fenernahcen, Ziyech, Mertens, Icardi e portieri Muslera etj. me Galatasarayn, treguan angazhim të madh.
Shumë ndërhyrje të palejueshme e pak raste në derbin e çmendur turk.
Gjyqtari Kardesler shpërndau shtatë kartona të verdhë, tre të Fenerbahce: Osayi-Samuel, Kahveci, King dhe katër të Galatasaray: Torreira, Boey, Akturkoglu e Ziyech.
Mbi 45 mijë shikues ishin në stadium.
Pas javës së 18-të në kampionatin turk, Fenerbahce kryeson me 44 pikë sa ka edhe Galatasaray në pozitën e dytë. Trabzonspor është në vend të tetë me 30 sosh.