Në emisionin “SkanerSuperiore” në MCN TV që drejtohet nga Gerti Çarçani, analisti Sulejman Starova ka zbuluar largimin e radhës që do të ndodhë tek klubi i Partizanit.
“Mba drejt largimit. Këtë e kam informacion.
Pavarësisht si është situata tani nuk do të thotë që Mba nuk është një lojtar i mirë”, është shprehur Starova.
Kujtojmë që sulmuesi nigerian u ble nga Partizani për rreth 180 mijë euro nga Trepça 89’ në janar të këtij viti.
Por mesa duket 24-vjeçari nuk ia doli të zëvendësojë Skukën, duke mos arritur pritshëmritë që drejtuesit e “Demave” kishin.