Erzeni arriti një fitore të rëndësishme përballë Partizanit, duke i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.
Sulmuesi i shijakasve, Agim Zeka, u shpreh se skuadra ka merituar shumë më shumë dhe se çdo gjë pritet të ndryshojë vitin e ardhshëm.
“Ndeshje shumë e rëndësishëm pasi kemi humbur shumë pikë. Ishte shumë e vështirë, u bashkuam, u mblodhëm dhe besoj se do ja dalim.
Jam mirë. E di që kam kaluar një problem, por tani jam super-mirë.
Mendoj se kemi merituar shumë më shumë pikë. Nga viti që do vijë do marrim masa.
Kemi pasur disa ngecje në punën e formacionit dhe besoj se çdo gjë do rregullohet, sepse vërtet kemi merituar shumë më shumë”, tha Zeka për mikrofonin e “MCN”.