Antonio Ilieski iu bashkua Flamurtarit në merkaton e verës, pas përfundimit të aventurës me Kukësin.
Por mbrojtësit maqedonas nuk i eci as në Vlorë dhe “divorci” mes palëve është arritur pa u hapur merkatoja e dimrit.
Mbrojtësi 27-vjeçar pritet që ta vazhdojë karrierën në vendlindje.
Mediat maqedonase bëjnë me dije se skuadra e Voskas, që luan në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut, pas largimit të gjashtë futbollistëv, ka hyrë në merkato për të përforcuar ekipin.
Kështu që një nga lojtarët me të cilët po bisedon Voska është edhe ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Flamurtarit. Mediat maqedonase e bëjnë fakt të kryer që Ilieski do të jetë pjesë e skuadrës nga Ohri, Voskës, në pjesën e dytë të sezonit.
Pasi Voska zyrtarisht humbi gjashtë lojtarë dje, drejtuesit e klubit tani janë në kërkim të përforcimeve adekuate. Kështu po shkojnë negociatat me Antonio Ilieskin (27), mbrojtës i cili deri para pak ditësh ishte pjesëtar i Flamurtarit. Ai duhet të jetë një nga përforcimet e para në radhët e ligës së parë nga Ohri.
Emri: Antonio
Mbiemri: Ilieski
Datëlindja: 23 Korrik 1996
Pozicioni: mbrojtes qendre
Karriera :
2023 – Flamurtari F.C
2022 – 2023 KF Kukesi ( Shqiperi )
2021 – 2022 Ranova ( Maqedoni )
2020 – 2021 Korabi Debar ( Maqedoni )
2019 – 2020 Tikves ( Maqedoni )
2018 – 2019 Gostivari ( Maqedoni )
2017 – 2018 Makedonija ( Maqedoni )
2016- 2017 Euromilk Gl ( Maqedoni )