Periudha e afatit kalimtar dimëror në kampionatin kroat fillon më 7 janar të vitit 2024 dhe zgjat deri më 6 shkurt.
“Sipas mediave ruse, trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviq, dëshiron të sjellë një mbrojtës të majtë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Mario Mitaj (20 - vjeç), i cili e ka veshur fanellën e Lokomotiva Moskës.
Sipas Transfermarkt, ai vlen një milion e gjysmë euro dhe Lokomotiva e solli nga AEK verën e kaluar për tre milionë euro”, shkruan media kroate “24 sata”.