Sulmuesi i krahut, Altin Zeqiri ishte njëri ndër më të merituarit që skuadra e Rizeporit mori pikë në udhëtim te Kasimpasha.
Rizespori barazoi 2:2 ndaj Kasimpashës, të hënën në kuadër të xhiros së 17-t të Superligës së Turqisë. Zeqiri ishte titullar dhe u aktivizua deri në minutën e 80-të, ndërsa asistoi në golin që Rizespori siguroi pikën.
Zeqiri në minutën e 73-të, asistoi për sulmuesin Adolfo Gaich, i cili shënoi golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.
Me këtë barazim, Rizespori zë vendin e shtatë në tabelë me 26 pikë, dy më shumë se Kasimpasha që renditet i nënti.