Ish-sulmuesi i njohur rumun Adrian Mutu nuk është më trajner i ekipit azer të Neftci Baku. Ai është shkarkuar para se të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij viti.
Njoftimi nga ana e klubit azer është bërë ditën që ish-sulmuesi i njohur ndodhej në Rumani, për funeralin e nënës së tij.
Në vendin e Mutu është emëruar Miodrag Bokoviq, një malazez.
Ja komunikata e klubit të Azerbajxhanit: “Sot është zgjidhur në mënyrë konsensuale marrëveshja mes Neftci baku dhe Adrian Mutu, të cilin e falënderojmë për bashkëpunimin dhe i urojmë suksese në të ardhmen. Gjithashtu, i shprehim ngushëllimet për humbjen e nënës së tij”.
Skuadra azere ka ftuar më pas të gjithë tifozët të mbështesin skuadrën në këtë moment të vështirë në kampionat.