Kërcënon Lyonin!
I shkarkuar më 30 nëntor, me Lyon-in që qëndronte në fund të renditjes nën drejtimin e tij, trajneri Fabio Grosso nuk ka ndërmend të ndërpresë kontratën e tij me francezët në mënyrë paqësore.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Grosso beson se ka pësuar dëme të konsiderueshme me shkarkimin.
Prandaj trajneri italian kërkon nga klubi i Lyon-it një dëmshpërblim prej 2 milionë euro ose përndryshe do ta ndjekë më tej këtë çështje.