Klubi i futbollit Ferizaj përforcohet për pjesën e dytë të kampionatit.
Ferizaj përforcohet me sulmuesin Sokol Kiqina.
“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se sot është arritur marrëveshja me bomberin e njohur të futbollit kosovar, sulmuesin 21-vjeçar Sokol Kiqina.
Kiqina llogaritet njëri ndër lojtarët më perspektiv në futbollin vendor.
Ai ka debutuar në Superligën e Kosovës ende pa i mbushur 18 vjeç.
Së fundmi, sulmuesi ynë i ri ishte pjesë e skuadrës së Erzenit në Shqipëri. Paraprakisht Kiqina kishte mbrojtur ngjyrat e Llapit, ndërsa karrierën e ka filluar në klubin e qytetit, KF Ferronikeli.
Në sezonin 2021/22, sa ishte pjesë e Ferronikelit, Kiqina kishte shënuar 4 gola në 3 ndeshje të zhvilluara.
Me këtë transferim ne hapim afatin kalimtar, duke premtuar ardhje tjera kualitative, në pozicionet që i kemi evidentuar si të nevojshme që të kryejmë transferime.
Na pret një rrugëtim i gjatë në pranverë, andaj do e shfrytëzojmë në maksimum periudhën për ta krijuar një ekip edhe më kompakt e konkurrues”, njofton FC Ferizaj,
Ferizaj është në vend të tretë me 29 pikë e ka dy me pak se Vjosa.