Ukrainasit i kërkojnë UEFA-s sanksione ndaj Serbisë!
Ukraina kërkon me të drejtë që të sanksionohet Serbia për faktin se pritet të luajnë ndeshje miqësore me agresorin, Rusinë.
Kjo kërkesë e ukrainasve i ka shqetësuar mediat serbe duke shkarravitur si zakonisht me shkrimet e tyre.
“Një nga ndeshjet përgatitore për EURO-n 2024 futbollistët serbë do ta luajnë më 21 mars kundër Rusisë në stadiumin e Dinamos së Moskës.
Do të jetë dueli i parë i një seleksionimi europian me Rusinë që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe pezullimi që morën nga UEFA dhe FIFA.
Gjithashtu, një ndeshje miqësore me Zenitin e ka organizuar Cërvena Zvezda, ndërsa dueli është caktuar për 23 mars në stadiumin ‘Rajko Mitiq’”, shkarravit pamfleti serb “Kurir”.
Portali lokal ukrainas “Sport.ua” ka reaguar ashpër pas njoftimit se Zvezda dhe Zenit do të luajnë miqësoren e tyre të re.
“Serbët vazhdojnë të testojnë nervat e komunitetit të futbollit evropian. A do të largohet UEFA?”, - pyesnin në këtë portal.
Së fundmi, Federata e Futbollit të Ukrainës i bëri thirrje FIFA-s dhe UEFA-s që të parandalojnë zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.
Ata kanë dërguar edhe një letër në adresën e Federatës së Futbollit të Serbisë me kërkesë për anulimin e ndeshjes.