Bournemouthi vazhdon të befasojë në javët e fundit të Premier League-s.
Në takimin e radhës, përballë Fulhamit, ekipi i drejtuar nga Iraola triumfoi me rezultatin e thellë 3-0.
Rezultati u zhbllokua nga Justin Kluivert në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fraksionit e dytë shënuan gjithashtu Solakne dhe Sinisterra, ky i fundit në shtesë.
Me këtë sukses Bournemouthi katapultohet në vendin e 10-të me 25 pikë.