Prishtina njofton për huazimin e dy futbollistëve.
Është fjala për Albin Kurtaj dhe portierin Butrint Bulliqi.
“Albin Kurtaj është huazuar në FC Ferizaj, i cili është pjesë e ekipit tonë nga ky edicion kur ishte transferuar nga KF Llapi dhe ka regjistruar me skuadrën tonë 15 ndeshje zyrtare - 4 prej tyre si titullar.

Bulliqi
Butrint Bulliqi portieri i tretë i skuadrës së parë dhe anëtari i kampionëve vjeshtor të Prishtina U21, huazohet në Phoenix të Banjës së Istogut. Bulliqi me U21 të Prishtinës ka regjistruar 3 paraqitje si titullar.
FC Prishtina i uron sukses në skuadrat e huazuese”, njofton FC Prishtina.