Javët e fundit, ka pasur shumë spekulime në lidhje me Klaudio Eçeverrin.
17-vjeçari është një nga talentët më të mëdhenj në futbollin botëror për momentin dhe kjo ka bërë që disa klube të mëdha evropiane të regjistrojnë interesimin e tyre.
Barcelona ka qenë një nga ato klube të etura për nënshkrimin e Eçeverit, i cili bëri përshtypje në Kupën e fundit të Botës U17 me Argjentinën.
Megjithatë, pavarësisht se vetë lojtari ishte shumë i etur për një lëvizje në Kataluni, River Plejt refuzoi një ofertë me vlerë rreth 25 milionë euro.
Barcelona që atëherë ftohi interesin e saj për arsye financiare, dhe kjo e pa Man. Sitin të marrë drejtimin në garën për të nënshkruar me Eçeverrin.