Futbollisti Altin Gjokaj i bashkohet klubit me renome Prishtina.
Është një i përforcim i mirë për skuadrën nga kryeqyteti.
“18 vjeç, i lindur në Skenderaj, portier i KF Drenica dhe Përfaqësueses së Kosovës i të gjitha kategorive zinxhir të saj, duke filluar nga U15 dhe deri U21, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin më të madh në vend, FC Prishtina.
🎙 "I falënderoj drejtuesit e klubit të Prishtinës që më dhanë mundësinë të veshi fanellën e klubit më të madh në vend. Jam i hapur për konkurrencë. Kam ardhur t'i tregoj vlerat e mija dhe të tregoj tërë potencialin tim", njofton FC Prishtina.