Duke folur për të vlerësuar situatën në fund të vitit, Gabor Kubatov, president i Ferencvaros, ka deklaruar për Fradi TV:
“Ka pasur shumë ndryshime të trajnerëve, janë gjithmonë vendime të vështira. Asnjë prej tyre nuk ka qenë i lehtë, por pak nga pak konfirmohet zgjedhja ime. Me Stanislav Çerçesov vërehej se situata rreth tij në dhomën e zhveshjes po rëndohej.
“Ne shpresonim që kjo situatë do të ndryshonte me nënshkrime të reja, por nuk mendoja se ai nuk do t’i linte nënshkrimet e reja të luanin. Në rastin e Csaba Mate, ne duhej të kishim parasysh që klubi ynë gjithmonë ka nevojë për një trajner të përmasave më të mëdha.
“Csaba ishte një trajner i përshtatshëm për ne, as më i vogël e as më i madh.
Por kisha frikë se atij i mungonte ambicia që të tërhiqte lojtarët. Me Peter Stöger ishte e panjohura që lidhej me faktin se ai mund të bëhej trajner i kombëtares austriake, dhe me Serhij Rebrov pritej që herët a vonë ai të bëhej trajner i Ukrainës”.
Gabor Kubatov më pas zbuloi: “Dejan Stankovic dëshiron të bëhet trajner i Interit. Kjo është arsyeja pse ai ka shumë për të sjellë në tavolinë dhe këto ambicie e bëjnë atë të dëshirojë të fitojë me çdo kusht me ekipin tonë.
“Për më tepër, Dejani donte të vinte tek ne dhe ma tha. Jo çuditërisht gjetëm një marrëveshje ekonomike për rreth dhjetë minuta. Jemi vetëm në fillim të punës, fytyra e vërtetë e ekipit do të shfaqet në pranverë, por duke pasur parasysh indikacionet ne nuk morëm një vendim të gabuar”.