Në verë Thilo Kehrer ishte në shënjestër të Bayern Munich për të zëvendësuar Benjamin Pavard, megjithëse transferimi i tij nga West Ham te klubi gjerman nuk u realizua ndonjëherë.
Tashmë mediet britanike raportojnë se e ardhmja e mbrojtësit mund të jetë në Itali.
Kehrer ka gjetur pak hapësirë me “Hammers” deri më tani (vetëm 12 paraqitje, gjithsej 391 minuta në fushë) dhe do të donte të luante më shumë.
Atalanta tashmë ka kthyer fokusin nga mbrojtësi, i cili gjithashtu pëlqehet prej kohësh edhe nga Roma.