Futbollisti i Atletiko Madrid kërkon të përfaqësojë Francën në “Paris 2024” jashtë kuotës
Një Kupë Bote e fituar dhe një tjetër e humbur për Antoine Griezmann. .
Sulmues i Atletiko Madrit, që sapo ka arritur një moment historik të rëndësishëm, ka folur për mundësinë e përfaqësimit të Francës jashtë kuotës në Lojërat Olimpike, të cilat në verën e ardhshme do të zhvillohen në Paris.
“Objektivi për 2024? Të fitojë me këtë klub dhe do të bëjmë gjithçka për t’ia arritur qëllimit.
Në 1/16 e finaleve të Ligës së Kampioneve do të përballemi me Interin, një kundërshtar i vështirë, por i ngjashëm me ne. Në La Liga duam të qëndrojmë në luftë për titullin kampion sa më shumë të jetë e mundur sepse mund të ndodhë gjithçka. Ëndrra ime personale është të luaj në Lojërat Olimpike me Francën jashtë kuotës.
Do të duhet të flasë me klubin, por shpresoj të më japin dritën jeshile për këtë gjë”.