Një pjesë e kryesisë së KF Shkëndija, sponsor, trajner dhe mërgimtarë janë mbledhur sonte në një kafiteri, ku padyshim temë kryesore ka qenë klubi i zemrës-KF Shkëndija e Haraçinës.
Kohëve të fundit është përfolur se Shkëndija është në bisedime përfundimtare me disa lojtarë cilësorë në mënyrë që sa më e fortë t’i pres betejat pranverore.
Shumë shpejtë mund të shpërthejnë “bombat” e reja në skuadër. Open-TV gjithashtu ka mësuar se Shkëndija një pjesë të përgatitjeve dimërore do ta zhvillojë jashtë Haraçinës.
Në anën tjetër një “infuzion” financiar Shkëndijës i ka ardhur edhe nga Komuna e cila ka ndarë 300 mijë denar për klubin.
“KF Shkëndija Haraçinë 77 më e fortë se kurrë”, kanë dekalruar nga KF Shkëndija.
Sezoni i vjeshtor në Ligën e Tretë-grupi Veri është në pushim, ndërsa Shkëndija e mbylli gjysmëstinorin në vendin e dytë me 32 pikë, një pikë më pak se GFK Kumanovom, kampione e vjeshtës.