Besa prezanton Arsim Lamallarin

Futboll

Besa prezanton Arsim Lamallarin

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 13:48
Arsim Lamallari

Arsim Lamallari pritet të prezantohet ditën e sotme si përforcim i më i ri i Besës së Dobërdollit nga Gostivari.

Kontrata e mbrojtësit shkupjan me kampionin vjeshtor të Ligës së dytë do të firmoset për dy vite e gjysmë.

Lamallari para ca ditëve është ndarë me Sileksin, ku i kaloi dy vite të suksesshme.

Për 29-vjecarin kishte interesime edhe nga disa klube vendore djhe jashtë saj, por Lamallari vendosi që karrierën ta vazhdojë te Besa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat