Arabia Saudite tundon edhe Orsaton

Futboll

Arabia Saudite tundon edhe Orsaton

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 16:22
Orsato

Jo vetëm investimet sportive dhe nënshkrimet e lojtarëve më të mirë:

Arabia Saudite po punon për ta bërë kampionatin e Arabisë Saudite kampionatin më të mirë në botë.

Për këtë arsye në shënjestër ka përfunduar edhe arbitri italian Daniele Orsato.

Arbitri, i cili më 21 shtator të kaluar arbitroi një ndeshje mes Al-Ittihad të Karim Benzema dhe Al-Fateh, duket se po tundohet nga një ofertë saudite.

Sipas asaj që thuhet nga Tuttosport, në fakt do të kishte një ofertë marramendëse për arbitrin duke nisur nga sezoni 2024/25: të bëhet drejtues dhe të drejtojë klasën e arbitrave të Saudi Pro League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat