Manchester City prenoton “Messin e ri”

Futboll

Manchester City prenoton “Messin e ri”

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 16:24
Echeverri

Claudio Echeverri konsiderohet nga shumë specialistë si e ardhmja e futbollit argjentinas, madje në vendlindje i kanë vendosur edhe epitetin “Messi i ri”.

17-vjeçari ishte në shënjestrën e shumë klubeve të mëdha europiane, por sipas mediave në Argjentinë, mesfushori sulmues ka zgjedhur që të vazhdojë karrerën e tij te Manchester City.

Kampionët e Anglisë kanë mbyllur me sukses tratativat me River Plate dhe do të paguajnë 20 milionë euro për adoleshentin që premton shumë.

Ndonëse mund të konsiderohet një lojtar i Manchester City, Echeverri mund të zbarkojë në Angli vetëm pas një viti, më saktë në janar të vitit 2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat