Tirana do të hyjë fuqishëm në merkato për të përforcuar skuadrën.
Me largimin e Florent Hasanit nevoja është shumë e madhe për një sulmues që t’i besohet ky repart.
E në fakt për këtë kanë në Kosovë të piketuar.
Fillimisht përflitet për Musfata Ba, i cili është një dëshirë e bardhebluve, por nuk është i vetëm.
Një 19-vjeçar ka futur në “sherr” kryeqytetasit me Ballkanin e Ilir Dajës.
Bëhet fjalë për Drilon Hazrollaj, i cili aktualisht është pjesë e Malishevës, ku ka arritur të shkëlqejë në pjesën e parë të këtij sezonit. Në 17 ndeshje ia ka dalë të shënojë 8 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.
Bardheblutë kërkojnë të firmosin me “gjahtarin” e golit, i cili luan si qendërsulmues. Por që të sigurojë shërbimet e tij duhet të mposhtë konkurencën e Ballkanit, me kampionët e Kosovës që gjithashtu e kanë në planet e tyre.