Bremer rinovon kontratën me “Zonjën e Vjetër”!
Qendërmbrojtësi brazilian, Gleison Bremer ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Juventusit.
26-vjeçari ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, ku do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat bardhezi edhe për disa sezone të tjera.
Bremer u transferua nga Torino te Juventus, ku “Zonja e Vjetër” kishte një përballje të fortë në merkato me klubin e Interit, por në fund braziliani zgjodhi Juventusin.