FFM ia vazhdon kontratën selektorit

Futboll

FFM ia vazhdon kontratën selektorit

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 19:58
Bllagoja Milevski

Bllagoja Milevski do të vazhdojë të mbetet seleksionues i kombëtares A të Maqedonisë së Veriut edhe në të ardhmen.

Federata e futbollit të Maqedonisë sot përmes një komunikate ka njoftuar vendimin e marrë nga Këshilli Drejtues për rinovimin e kontratës së Milevskit.

“FFM ashtu si edhe më parë, do të jetë përkrahje e plotë për seleksionuesin Bllagoja Milevski dhe për ekipin përfaqësues.

Presim sfida dhe suksese të reja. Jemi thellësisht të bindur se me pasion dhe ambicie të madhe, seleksionuesi dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të punojnë për përparimin e futbollit të Maqedonisë.

Muajt ​​e fundit dhe ndeshjet e zhvilluara nga përfaqësuesja A e Maqedonisë kanë konfirmuar se jemi në rrugën e duhur së bashku. Ekipi ndjen energji dhe ambicie për rezultate të reja e të mëdha dhe kemi besim se ky është një motiv për punën në të ardhmen”, thuhet në qëndrimin e Këshillit Drejtues të FFM-së.

Bobi Milevski do të udhëheq përfaqësuesen e vendit në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ndërsa do të ketë kontratë deri në vitin 2026 ku janë edhe eliminatoret për Kampionatin Botëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat