Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Ismet Lushaku, do ta vazhdojë karrierën te klubi i njohur suedez, IFK Norrkoping.
Lushaku që luan si mesfushor karrierën e nisi te Eskilstuna, ku luajti deri në ekipin e parë.
Nga aty kur debutoi në vitin 2019, e ku Lushaku luajti 13 ndeshje në Allsvenskan, kaloi në Superettan, ku qëndroi për dy sezone te Varbergs Bois.
Sezonin e kaluar, Lushaku luajti 25 ndeshje dhe kishte pesë asistime.