Arsim Lamallari sot ka firmosur me ekipin e Besës nga Dobërdolli.
Besa është kampion vjeshtor në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Besa është favorit i madh për të hyrë në elitën e futbollit maqedonas.
“Qendërmbrojtësi vjen në klub nga skuadra e Sileksit.
Karriera e 29 - vjeçarit njeh klube edhe nga jashtë ligës së RMV, ai ishte pjesë e skuadrave turke Karaman dhe Silifke kurse në vendin tonë ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës së Skopjes”, njofton KF Besa.