Barcelona duket se është tepër e interesuar për të firmosur me Mason Greenwood.
22-vjeçari është një lojtar i Manchester United, por aktualisht është i huazuar te Getafe.
Lojtari anglez duket se është duke rigjetur formën e tij pas një pushimi të gjatë jashtë fushave.
Me Getafen, në 15 ndeshje ai ka realizuar 5 gola dhe ka asistuar 4 herë.
Sipas gazetarit spanjoll, Adrian Sanchez, Barcelona është duke kërkuar herë pas here informacione nga Manchester United për kushtet e transferimit.