Andrea Belotti nuk është i paprekshëm.
Sulmuesi i njohur italian ka një kontratë deri në vitin 2025 me Romën, por një ofertë e mirë për klubin kryeqytetas do fuste në mendime drejtuesit.
30-vjeçari, në sezonin e kaluar pati shifra katastrofike.
Në 30 ndeshje të luajtura në Serie A, Belotti nuk gjeti asnjëherë rrugën e rrjetës.
Futbollisti u bë pjesë e Romës në vitin 2022, pas një eksperience të gjatë në Torino te skuadra e Torinos.
Një tjetër lojtar që mund t’i japë duart Romës është Zeki Celik, mbrojtësi 26-vjeçar.
Çështje të tjera me peshë pritet të zgjidhen në shtëpinë e klubit të Serie A, e për më shumë na duhet të presim merkaton.