Jo vetëm klubet italiane, tashmë edhe Lioni është në gjurmët e mesfushorit Jasin Adli.
Skuadra franceze, e cila pati shfaqur interes për mesfushorin edhe në verën e kaluar, po përjeton një sezon mjaft të komplikuar dhe ka nevojë për përforcime të rëndësishme në muajin janar për t’u rikuperuar nga një situatë që mund të vërë në dyshim vazhdimin në kategorinë më të lartë të futbollit transalpin.
Si pjesë e këtyre strategjive është përfshirë edhe numri 7 i kuqezinjve, siç raportohej mëngjesin e djeshme nga kolegët e “L’Equipe”.
Lengle dhe Benrahma do të ishin gjithashtu ndër objektivat e francezëve, por fillimisht do të tentohet mesfushori që pasi u përdor në disa ndeshje, ka përfunduar përsëri në harresë nga Pioli te Milani.