Ish selektori i kombëtares së Kosovës, slloveni Primozh Gliha, është një nga dy lojtarët në histori që shënoi het-trik në një ndeshje kundër kombëtares kroate të futbollit.
Ishte gjatë takimit ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë (3:3) në “Polud” në prill të vitit 1997 në kualifikueset për Kampionatin Botëror – “France 1998”
Gliha para një muaj u shkarkua nga pozita e selektorit të Kosovës.
Gliha ishte i ftuar në Studio të HRT 4.
"Futbolli është shumë interesant sot. Nuk ka më të preferuar, të gjithë janë diku atje, të gjithë kemi mbaruar shkollën e futbollit ish jugosllav. Futbolli ishte në një nivel të lartë.
Kur shënon tre gola kundër kroatëve, mbetet në kujtesë”, tha mes të tjera Gliha.
Ai i kushtoi disa fjalë gjendjes së infrastrukturës dhe stadiumit në “Maksimir”.
"Në kohën time Maksimir ishte padyshim më i bukur.
Po, është paksa e turpshme sepse ju jeni një komb futbolli. Ne ndërtuam një stadium më të vogël futbolli për 16,000 shikues në Lubjanë.
Kushtoi shumë, ndoshta edhe i juaji do të kushtojë shumë, por kur ta ndërtoni, e rëndësishme është të jetë elegant, është koha ta ndërtoni”, tha Gliha.