Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është paraqitur në 19 minutat e fundit për fitoren dramatike të Chelseat, me rezultat 2:1 ndaj Crystal Palace në takimin e javës së 19-të të Premier League.
Fitore që u sigurua në minutën e 89-të falë penalltisë.
Broja është vlerësuar me notë 6.4 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Lojtar i ndeshjes është Michael Olise i Crystal Palaces, gjithnjë sipas “Sofascore”.
Futbollisti është vlerësuar me notë 8.4.