Në bazë të statistikave, asnjë skuadër në top pesë ligat më të mira evropiane nuk është më e dobët në finalizimin e shanseve për gol se Barcelona këtë sezon.
Barcelona ka një deficit negativ 7.5 për golat që pritet t’i shënojë, shifër kjo shumë më e ulët se rivalët e saj, gjë që i ka kushtuar me pikë në disa raste.
Një nga figurat që është nën presion si pasojë e kësaj është Robert Lewandowski, por si duket trajneri Xavi Hernandez nuk do t’i jap edhe shumë shanse.
Lewandowski ende është top golashënuesi i Barcelonës me nëntë gola, por paraqitjet e tij po lënë shumë për të dëshiruar, ku që nga muaji shtator ka shënuar vetëm tre gola.
Trajneri Xavi thuhet se nuk ishte i kënaqur me Lewandowskin në fitoren 3:2 kundër Almerias në La Liga. Ish-sulmuesi i Bayern Munichut dha asistimin vendimtar, por vazhdoi të humbasë mundësitë e tij. “Marca” thotë se Lewandowski është paralajmëruar se nuk do të ketë “të paprekshëm dhe asnjë privilegj” pavarësisht statusit.