Kumbulla gati për sfidën e fundit të Romës

Futboll

Kumbulla gati për sfidën e fundit të Romës

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:55
Kumbulla

Marash Kumbulla pritet të rikthehet i gatshëm për Romën në ndeshjen e fundit për vitin 2023, që verdhekuqtë do të zhvillojnë të shtunën kundër Juventusit në Torino.

Ashtu siç paralajmëroi edhe trajneri Murinjo, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të përfshihet në ekip kundër bardhezinjve, por jo për ta nisur titullar.

Kumbulla në vitin 2023 ka luajtur vetëm 10 ndeshje, 9 me Romën dhe një me Kombëtaren, deri sa pësoi një dëmtim të rëndë në fund të prillit kundër Milanit, situatë që e detyroi të operohej në ligamentet e gjurit.

Pas pothuajse 7 muajsh, Marashi për herë të parë do të jetë i gatshëm dhe viti 2024 mund ta shohë në fushë. Po ashtu për Romën do të jetë gati edhe Renato Sançes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat