Manchester City siguroi tri pikë me vlera në “Goodison Park”. Kampionët e Anglisë triumfuan 1-3 me përmbysje përballë Evertonit, sukses që ka gëzuar shumë teknikun Pep Guardiola.
Spanjolli vlerësoi shumë lojtarët në prononcimin pas ndeshjes. City numëron 37 pikë, 5 më pak se Liverpooli kryesues, por ekipi i Jurgen Klopp ka luajtur një ndeshje më shumë.
“Arritëm një fitore të madhe, pasi u kthyem nga Arabia Saudite si kampionë bote. Jemi shumë të kënaqur me mënyrën si reaguam.
Treguam edhe njëherë se sa i veçantë është grupi ynë i lojtarëve dhe mentaliteti që kemi.
Futbolli dhe jeta kështu janë, varet shumë si reagon në momente të vështira.
Do të donim të ishim në avantazh 4-0 pas 20 minutave të para.
Dëgjoja lojtarët të bisedonin për Evertonit në avionin me të cilin po ktheheshim nga Arabia. Kjo tregon shumë për skuadrën time”, u shpreh Guardiola.