Inter Milan ka shprehur interes për shërbimet e Piotr Zielinski.
Kontrata polakut me Napolin përfundon në fund të sezonit dhe ai nuk është i kënaqur me ofertën e e klubit për rinovim dhe mund të largohet si lojtar i lirë.
Sipas "TribalFootball", skuadra nga Milano është në prag të ofrimit të një propozimi për një kontratë tri vjeçare me mundësi vazhdimi.
Zielinski i ishte bashkuar Napolit në vitin 2016, ku në 268 ndeshje ka realizuar tridhjetë e gjashtë gola.