Dirk Kuyt rikthehet në pankinë. Ish-sulmuesi i djathtë holandez, i cili shkëlqeu me Feyenoordin dhe Liverpoolin gjatë karrierës si futbollist, është zhvendosur në Belgjikë.
43-vjeçari është emëruar trajneri i ri i Beerschot V.A., skuadër që kryeson divizionin e dytë të futbollit belg.
Kuyt ka firmosur deri në fundin e sezonit, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit nëse arrihet ngjitja në elitë.
Ish-futbollisti i njohur drejtoi ADO Den Haag në periudhën 1 korrik-24 nëntor 2022, teksa për dy vite mbajti postin e teknikut të Feyenoord U19.
Karrierën si trajner e nisi me Quick Boys, skuadrën modeste holandeze.
Tani i rikthehet profesionit të ri pas më shumë se një viti.