Juventus po i beson gjithnjë e më shumë të rinjve.
Në skuadrën e parë janë shumë të rinj si Miretti, Iling-Junior, Fagioli, Yildiz, Caviglia apo Huijsen.
Projekti me të rinjtë e talentuar duket se do të vazhdojë teksa së fundmi italianët kanë gjetur akordin për të transferuar në Torino, Vasilije Axhiq.
Lojtari i datëlindjes së vitit 2006 është pjesë e Bundocnostit në kampionatin e Malit të Zi teksa aktivizohet në rolin e mesfushorit të avancuar.
Adzic konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit malazez vitet e fundit, madje e krahasojnë edhe me Stefan Jovetic i cili bëri karrierë pikërisht në Itali.