Cancelo zbuloi edhe se idhulli i tij ishte braziliani Ronaldinho

Futboll

Cancelo zbuloi edhe se idhulli i tij ishte braziliani Ronaldinho

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:05
Barcelona

Joao Cancelo u transferua në verë te Barcelona falë formulës së huazimit nga Manchester City.

Portugezi është përshtatur shpejt me stilin e katalanasve dhe është shndërruar në një prej titullarëve të padiskutueshëm për trajnerin Xavi Hernandez.

Së fundmi, mbrojtësi i krahut të djathtë zbulon se ky adaptim i menjëhershëm me blaugranat vjen edhe si pasojë e faktit se ai është rritur duke ndjekur në televizion Barçën e viteve të arta. Ndër të tjera, Cancelo zbuloi edhe se idhulli i tij ishte braziliani Ronaldinho.

“E kam ndjekur gjithnjë Barcelonën, sigurisht dallohet ajo skuadra e epokës së artë që nisi në vitin 2008. U rrita duke ndjekur ekipin që luante futbollin më të bukur, shumë prej idhujve të mi luanin te ajo skuadër. Idhulli im më i madh ka qenë Ronaldinho.

Kishte talent, magji, e adhuroja kur e shihja nga televizioni. Imagjinojeni vetë, edhe Bernabeu e ka duartrokitur pavarësisht rivalitetit mes Barcelonës dhe Realit. Kishte diçka që e bënte ndryshe nga të tjerët. Ndoshta, edhe sepse e kam ndjekur kaq shumë Barcelonën për mua ishte e lehtë të përshtatesha në këtë klub. Më pëlqen gjithçka këtu të Barcelona”, u shpreh Cancelo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat