Futbollisti Dardan Jashari i bashkohet ekipit të Prishtinës së Re, e cila skuadër synon hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës.
Prishtina e Re do të jetë edhe më e fortë me Jasharin.
Prishtina e Re renditet në vend të dytë me 30 pikë e ka një më pak se lideri Vjosa dhe një më shumë se Ferizaj në pozitën e tretë.
“Kam kënaqësinë të ju njoftojë se kam arritur marrëveshje me skuadrën e KF Prishtina e Re.
Jam i lumtur që do të përfaqësojë ngjyrat e kësaj skuadre për edicionin pranveror, kurse shpresoj që do t'i arrijmë objektivat e përbashkëta të vendosura.
Forca KF Prishtina e Re, na priftë e mbara!”, ka shkruar Jashari në profilin e tij në facebook.