Serie A vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së radhës

Futboll

Serie A vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së radhës

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

E premtja do të jetë e rezervuar me disa ndeshje interesante të kampionatit italian, Seria A. Katër ndeshje janë në program për t’u zhvilluar në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.

Dy ndeshje do të luhet në orën 18:30, kurse dy të tjera në orën 20:45.

Sfida e parë është mes Fiorentinës dhe Torinos.

E dyta është mes Napolit dhe Monzës në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Kampioni në fuqi renditet në vendin e shtatë me 27-të pikë, kurse Monza është në pozitën e 11 me 21 sosh.

Interi është mysafir i Genoas në stadiumin “Luigi Ferraris”.

Interi është lider me 44 pikë në tabelë, kurse Genoa ka 19 pikë si i 13-ti.

Dhe ndeshja e fundit për mbrëmjen e sotme është mes Lazios dhe Frosinones.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat