Klubi anglez, Liverpool tashmë është duke menduar për përforcime për afatin kalimar të janarit.
“The Reds” sipas medieve britanike, janë të interesuar për futbollistin amerikan të Fulhamit, Antonee Robinson.
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp kërkon një mbrojtës pas lëndimit të dyshes Andy Robertson dhe Kostas Tsimikas.
Mbrojësi i Fulhamit është objektiv i klubit nga “Anfield”.
Madje, siç raportohet, tashmë krerët e Liverpoolit, kanë nisur kontaktet me Fulhamin për transferimin e mbrojtësit amerikan, i cili verën e kaluar ishte i lidhur me Milanin.