Partizani do të bëjë disa afrime në merkaton e janarit, me drejtuesit që do të kërkojnë të plotësojnë organikën e skuadrës me lojtarët që Orges Shehi kërkon për formacionin e tij.
Në këot kushte një nga repartet ku durrsaku kërkon detyrimisht të ndërhyhet është sulmi.
Ish-i i Tiranës kërkon një “gjahtar” goli, i cili do të merrte përsipër të gjithë peshën e sulmit dhe pikërisht për këtë një nga dëshirat e tij është Redon Xhixha sipas mediave azere.
Pavarësisht se laçiani është përfolur vazhdimisht ditët e fundit për një kalim të mundshëm te Tirana, duket se kalimi i Shehit te Partizani do të ndryshojë rrjedhën e historisë.
Në këto kushte dyshja do të ribashkohej sërish, teksa para dy vitesh fituan së bashku titullin kampion me Tiranën, ndërsa synojnë të bashkojnë forcat për të triumfuar me fanelën e kuqe.
Merkatoja do të jetë e zhurmshme dhe pritet që në ditët në vazhdim të mësojmë nëse Xhixha do të largohet nga Qarabag për Partizanin apo do të vazhdojë karrierën në Azerbajxhian.