Legjenda shqiptare e futbollit, Shefki Kuqi, është gati për të nisur aventurën e tij të parë si trajner në futbollin e Kosovës.
Ai ka arritur marrëveshje tashmë me Feronikelin ’74, skuadër të cilën do ta drejtojë për së paku deri në fund të sezonit.
Feronikeli ’74 për Kuqin do të jetë skuadra e katërt në karrierën e tij si trajner, pas FC Honka, PK-35 dhe FC Inter Turku.
“Nikli” sezonin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e shtatë, me 21 pikë të grumbulluara pas 18 xhirove.