Indrit Tuci transferohet në Çeki, duke kaluar nga Lokomotiva e Zagrebit te Sparta e Pragës, aty ku do të ketë shok skuadre Qazim Laçin.
Me anë të një postimi zyrtar, klubi kroat ka njoftuar shitjen e 23-vjeçarit te kampionët në fuqi dhe 37 herë fituesit e titullit në futbollin çek.
Akordi mes dy klubeve është arritur për shumën 1 mln euro, ndërkohë që Lokomotiva e Zagrebit ka ruajtur edhe përqindje nga kartoni i Tucit.
Që pritet të sjellë fitime të tjera në të ardhmen nëse Sparta e shet.
Shtatlarti kurbinas e mbylli aventurën kroate me 115 ndeshje, 21 gola dhe 11 asiste. Tuci numëron 7 ndeshje dhe 1 gol me Shqipërinë U21.
Sparta e Pragës kryeson kampionatin çek me 50 pikë, 5 më shumë se Slavia ndjekëse që numëron një ndeshje më pak.
Ekipi i ri i Tucit ka siguruar edhe kualifikimin në raundin e 1/16-ve në Europa League, ku do të përballet me turqit e Galatasarayt.