Organizatorët nuk lejuan futbollistët që të dalin në fushë me fanella me imazhin e Kemal Ataturkut për nder të 100-vjetorit të themelimit të Turqisë.
“Për shkak të një skandali të madh politik, është shtyrë ndeshja e Superkupës së Turqisë mes Fenerbahces dhe Galatasarayt, që pritej sonte (18.45) të zhvillohej në Arabinë Saudite”, shkruan media boshnjake “Avaz”.
“Lojtarët e të dyja skuadrave donin që të vishnin në fushë fanellat me imazhin e Kemal Ataturkut, ndërsa organizatorët nga Arabia Saudite nuk e lejuan.
Gjithashtu, organizatorët e panë të diskutueshme këndimin e himnit kombëtar të Turqisë, pasi është zakon që të këndohet himni kombëtar i vendit ku luhen klubet”, shkruan më tej.