Sulmuesi i Italisë drejt Bundesligës

Futboll

Sulmuesi i Italisë drejt Bundesligës

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 19:22
Wilfried Gnonto

Wilfried Gnonto pranë kalimit në Bundesligën gjermane.

Sulmuesi i kombëtares italiane, nuk po përfiton shumë minuta te Leeds United në Championship.

20-vjeçari ka përfunduar në radarin e Freiburgut, aty ku do të gjente edhe një tjetër italian: Vincenzo Grifon.

Klubi gjerman ofron 15 mln euro për kartonin e Gnontos, por drejtuesit e Leeds United kërkojnë 20 mln euro.

Distanca nuk është e ndjeshme dhe në ditët e ardhshme pritet të arrihet marrëveshja zyrtare mes dy klubeve.

13 ndeshje dhe 1 gol numëron Gnonto me kombëtaren italiane. Nga ana tjetër, Freiburgu renditet në vendin e tetë në kampionat.

Ndërkohë, skuadra gjermane do të sfidojë francezët e Lensit në raundin e 1/16-ve në Europa League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat