Interi i rinovon kontratën një ndër yjeve të ekipit!
Mbrojtësi Federiko Dimarko do të vazhdojë të qëndrojë tek Interi.
Ai ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor 2027. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi zikaltër.
Futbollisti ka bërë një paraqitje fantastike me skuadrën dhe kurrsesi nuk mund ta lëshonin. Një dhuratë e bukur kjo për italianin për festat e fundvitit.