Legjenda e futbollit, Fadil Muriqi, është i pikëlluar thellë për vdekjen e shokut dhe ish bashkëlojtarit, Avdi Kabashi.
Muriqi ka kujtuar në pika të shkurtra se si ka filluar karrierën me të dhe se si pas luftës e ka vizituar Kabashin pas daljes nga kazamatet serbe.
Vdekja e Kabashit ka mërzitur shumë Fadil Muriqin.
“Vështirë qenka të shkruash kujtimi për shokun. Karrierën sportive e filluam në fshatin e lindjes Zahaq duke vazhduar në Kristal.
Avdiu ishte sportist i respektuar shumë, i dashur për të gjithë, patriot.
Me kujtohet viti 2001 kur Avdiu u lirua nga burgjet e Serbisë fashiste, isha prezent në familjen Kabashi.
Kam shumë kujtime nga ky takim.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshte aq shumë.
Të kujtojmë me mall unë dhe vëllezërit Muriqi”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në facebook.