Dy rikthime të rëndësishme te Borussia Dortmund. Verdhezinjtë kanë zgjedhur dy ish-futbollistë si ndihmës të trajneri Edin Terzic.
Ata janë Nuri Sahin dhe Sven Bender. Sahin luajti në tri periudha me Dortmundin (2005-2007, 2008-2011 dhe janar 2013-verë 2018).
35-vjeçari drejtoi për dy vite turqit e Antalyasporit, skuadër ku mbylli karrierën si futbollist.
Tani rikthehet në “Signal Iduna Park” për të ndihmuar teknikun Terzic.
Detyrë që do e ketë edhe Bender, pjesë e verdhezinjve në vitet 2009-2017. 34-vjeçari ka punuar më parë si zv. trajner i Gjermanisë U16 dhe U17.
Të dy kanë firmosur kontrata deri në verën e vitit 2025 me klubin historik gjerman.