Arsenal me opisone të tjera pos Ivan Toney!
Synim kryesor i Arsenalit për sulmin është futbollisti i Brentford, Ivan Toney, por deri tash skuadra ka insistuar se ai nuk shitet dhe se në këtë situatë Drejtori sportiv i Arsenalit, Edu ka zgjedhur tre emra ku njërin nga ta mund ta bëjë pjesë të skuadrës brenda afatit kalimtar të janarit.
Humbja e Arsenalit nga West Hamit, ku skuadra pati tridhjetë përpjekje për të shënuar po asnjë konkretizim, ka theksuar nevojën e Mikel Artetës për një numër nëntë vdekjeprurës.
Sensacioni i Napolit, Victor Osimhen, sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Victor Boniface dhe lojtari i Interit, Lautaro Martinez, janë emrat që supozohet se janë në radarin e londinezëve të veriut.